E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori holandez takon Brahon: Përkrahje për SPAK-un dhe sundimin e ligjit

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos zhvilloi sot një takim me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e institucionit deri më tani, njoftoi sot ambasada e Holandës në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ambasada holandeze thekson se, përmes projekteve MATRA dhe bashkëpunimit të fortë dypalësh, Holanda riafirmon përkrahjen e saj për SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Klodjan Braho u zgjodh kreu i SPAK-ut më 11 dhjetor teksa mori 7 vota nga anëtarët e KLP. Braho u zgjodh mes 4 kandidatëve dhe do të ketë një mandat trevjeçar, duke zëvendësuar në këtë pozicion Altin Dumanin.

Braho mori zyrtarisht detyrën më 22 dhjetor si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›