E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnesty International: Dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve tregojnë se zyrtarët e lartë nuk janë mbi ligjin

PRISHTINË, 16 shtator/ATSH/ Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se dënimet për krime lufte ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u japin shpresë viktimave që kanë pritur për drejtësi “për më shumë se dy dekada”.

Kështu u citua të ketë thënë Esther Major, zëvendësdrejtoreshë rajonale për Evropën në Amnesty International, sipas një njoftimi në uebfaqen e organizatës.

Ajo tha se vendimet “tregojnë se zyrtarët e lartë nuk janë mbi ligjin” dhe se vendimet japin shpresën se “çdo përpjekje për të penguar drejtësinë, të vërtetën dhe reparacionet nuk do të tolerohet”. /REL/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›