E Hënë, 2 Nëntor 2026

Amnistia, 466 të burgosur do të lirohen, Parlamenti pritet të miratojë projektligjin

466 të dënuar do të lirohen nga burgjet pas miratimit të amnistisë penale. Projektligji pritet të marrë votën në parlament dhe para votimit ministri i Drejtësisë, Tonin Gogu, sqaroi se kush do të jenë përfituesit. 

“466 persona kthehen në familjet e tyre, në shtëpitë e tyre. Nga këta persona, 11 janë gra dhe një i mitur. Ndërkohë, ulet faji për 869 persona, ku përfshihen tetë gra dhe dy të mitur.” 

Gogu theksoi se amnistia nuk prek çështjet që janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme, duke përjashtuar çdo rast që lidhet me SPAK. 

“Vepra të krimit të organizuar dhe të korrupsionit nuk përfitojnë.” 

Amnistia e fundit u bë në vitin 2024, ku dyert e burgut u hapën për 780 të dënuar dhe përfituan ulje dënimi 800 të tjerë. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›