E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mot i kthjellët me temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 19/34 Diell
Kukës 14/33 Diell re
Lezhë 19/34 Diell
Dibër 14/32 Diell re
Durrës 18/34 Diell
Tiranë 19/35 Diell
Elbasan 18/36 Diell
Berat 16/36 Diell
Vlorë 19/34 Diell
Korçë 12/31 Diell re
Gjirokastër 14/36 Diell
Sarandë 18/33 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›