E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ankimimi i zv.kryeministres Balluku, Apeli i GJKKO regjistron çështjen, zgjidhet gjyqtarja

Gjykata e Posaçme e Apelit ka regjistruar çështjen e ankimimit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku, e cila ka ankimuar pezullimin nga detyra, masë e dhënë nga GJKKO.

Ankimues janë edhe Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, të cilët kundërshtojnë vendimin e Shkallës së Parë që vendosi për ta arrest shtëpie.

Sipas njoftimit nga GJKKO, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtarja Miliana Muça.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›