E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Sekuestrohen 250 gramë kokainë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestimet u kryen gjatë operacionit policor të koduar “Target”, të zhvilluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi 250 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga aktiviteti kriminal.

Arrestimet u kryen në zonën e Komunës së Parisit, ku dyshohet se të rinjtë,  A. V., 23 vjeç dhe E. Dh. (K.), 33 vjeç po shpërndanin kokainë në lokalet e zonës.

Policia njofton se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›