E Hënë, 2 Nëntor 2026

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, do të vizitojë vendin tonë ditën e martë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet me dije se vizita e Costës në vendin tonë zhvillohet në kuadër të një turi diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, bëhet me dije se pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat mes kryeministrit Edi Rama dhe Antonio Costës.

Njoftimi:

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Rama do të mikpresë të martën më 2 qershor 2026, Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën, në kuadër të vizitave diplomatike, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të  Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Nesër, pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

11.15 – 12.00 Takim bilateral mes dy delegacioneve

12.15 – 12.45 Konferencë e përbashkët për shtyp

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›