E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta Rexhep Meta, babai i Ilir Metës. SPAK i jep leje ish-Presidentit të marrë pjesë në ceremoninë mortore

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, Rexhep Meta, babai i kryetarit të Partisë së Lirisë dhe ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mesohet se Ilir Meta do të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe në përcjelljen e të atit për në banesën e fundit.

Sipas informacioneve të siguruara, ish-presidenti pritet të transportohet nesër drejt fshatit Çepan të Skraparit, ku do të zhvillohen ceremonitë e rastit.

Mësohet se leja për pjesëmarrjen e Metës në funeral është dhënë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndërsa institucionet përgjegjëse kanë organizuar masat e nevojshme për shoqërimin e tij në përputhje me procedurat ligjore.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, pas arrestimit të tij nga autoritetet kompetente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›