E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbjan Mazniku dëshmon për ‘5D’, deputeti i PS mohon që ish-drejtorët e bashkisë të kenë patur interesa financiare

Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, dëshmoi në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor të dosjes “5D”, me të pandehur ish-drejtorët e këtjj institucioni, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe.

Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Klodian Braho, Mazniku ka shpjeguar se në periudhën 2019-2022 ka qenë nënkryetar dhe gjatë kësaj kohë ka pasur edhe kompetencat e autoritetit nënkontraktor për procedurat e tenderimit.

Mazniku: Kam bërë detyrat e titullarit të autoritetit kontraktor, kam bërë verifimimin final të procedurës. Sipas ligjit, nuk merresha me lëndën e kërkesës, por vetëm verifikimin e hallkave të procesit. Raporti përmbledhës është raport i përbëre nga ekspertët. Ne kalonim me dhjetëra procedura në ditë. Në të gjitha rastet kujdesesha që personat përgjegjës të fushës respektive, kishin firmosur dokumente dhe bërë detyrat dhe unë më pas vetëm e certifikoja si proces. Në thelb miratimi është certifikim i faktit që personat e fushave respektive, hallkat administrative, kanë bërë detyrat e tyre.

Nëse i njeh tre ish drejtorët e Tiranës, Mazniku u përgjigj: Kam pasur marrëdhënie kolegësh me ta. Kam pasur kontakte telefonike me Redi Mollën. Ishim kolegë. Nuk kam pasur dijeni që Molla, Tushe, Qato të kenë pasur interesa financiare.

I pyetur nga avokati i Redi Mollës, nëse i ka qëlluar ndonjëherë ndonjë punë e pambaruar, apo projekt i mbetur në mes, Mazniku tha: Kur ka qindra projekte, ka raste kur ndonjë projekt ngec. Ka pasur raste shpronësimesh, apo një kanalizim, apo një fije rryme që s’ishte në rivelimin paraprak. Këto shtynin afatet në kohë.

Bashkë me tre ish-drejtorët, të pandehur janë marrë edhe katër të tjerë. Për ta dosja po gjykohet veçmas, kjo edhe për shkak të veprës penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, pasi sipas SPAK ata përdorën postin që fituese të dilte kompania “5D” në 13 tendera të ndryshëm, për të cilën prokuroria e posaçme thotë se pronarë faktikë ishin ata.

Në 28 maj gjykata shpalli fajtorë katër zyrtarë për dosjen “5D”, për shkelje të barazisë në tendera, por asnjëri prej tyre nuk përfundoi në qeli, duke u dënuar me punë komunitare./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›