E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtet e këqija të motit, anulohen lundrimet në portin e Durrësit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se për shkak të motit të keq në Detin Adriatik, janë anuluar të gjitha lundrimet e ditës së sotme në linjat Durrës–Bari dhe Bari–Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar nga Autoriteti Portual Durrës, vendimi është marrë për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të ekuipazheve për shkak të dallgëzimit të lartë dhe kushteve të pafavorshme detare.

View this post on Instagram

A post shared by Belinda Balluku (@belindaballuku)

Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të nisë sipas orarit të planifikuar pasditen e sotme nga Ankona, me parashikim për të mbërritur në portin e Durrësit ditën e nesërme.

Autoriteti portual ka theksuar se do të vijojë të informojë qytetarët dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim në oraret e nisjeve apo mbërritjeve. Udhëtarëve u bëhet thirrje të qëndrojnë të informuar përmes kanaleve zyrtare për të shmangur konfuzionin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›