E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni i SPAK në Durrës, masa sigurie edhe për Astrit Avdylin dhe nipin e tij! “Rrumi i Shijakut” në kërkim

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion në qytetin e Durrësit, duke vënë në pranga disa persona.

Burime për Vizon Plus bëjnë me dije se janë arrestuar Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi i Shijakut”, si dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume. Në pranga ka rënë gjithashtu edhe Vlash Draçi.

Masa sigurie janë vendosur edhe për Astrit Avdylin dhe nipin e tij, Aldo Avdyli. Të dy dyshohen si pjesëmarrës në një ngjarje kriminale.

Astrit Avdylit i është komunikuar masa e arrestit në burg, pasi ndodhet i izoluar për një tjetër çështje, ku akuzohet për sigurim të kushteve për vrasjen e Durim Bamit.

Në kërkim për tjetërsim pronash është shpallur Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Po ashtu, Aldo Avdyli, i akuzuar për vrasje në kuadër të grupit kriminal, është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Ndërkohë, ndaj Edlira Avdylit është vendosur masa e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›