Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, arsyet nuk bëhen të ditura

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gjebrea ka mbërritur i vetëm në godinën e SPAK-ut.
Deri më tani nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij dhe as nëse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për ndonjë çështje konkrete.