E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Argjila që formëson ëndrrat”, punëtori kushtuar fëmijëve nga MuZEH Lab

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Projekti MuZEH Lab organizoi një punëtori gjatë së cilës fëmijët punuan me argjilë, duke ndërtuar me duart e tyre ëndrrat për profesionet që dëshirojnë të kenë në të ardhmen: nga mjekë e mësues, deri tek artistë e eksplorues.

Përveç krijimeve me argjilë, ata eksperimentuan edhe me stampimin e Hamamit të Durrësit duke njohur historinë në mënyrë interaktive dhe zbavitëse. Çdo formë ishte një rrëfim, një dëshirë, një copëz bote e tyre. Historia mori jetë përmes lojës, dhe arti u bë ura që i lidhi me trashëgiminë kulturore.

Ky aktivitet është pjesë e një projekti të mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i cili synon të ndërthurë edukimin me artin dhe të sjellë përvoja gjithëpërfshirëse për fëmijët.

1 nga 9

/e.r//a.f//r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›