E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trajnim për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në raste fatkeqësish

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Specialistë të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore morën pjesë në një trajnim ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në raste fatkeqësish.

Përfaqësues të IKTK-së morën pjesë në trajnimin “Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore nga Pasojat e Fatkeqësive”, zhvilluar në kuadër të projektit ProCultHer-Net 2 të DG-Echo.

Trajnimi ofroi një përvojë të vlefshme si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik, duke trajtuar ndërhyrjet e menjëhershme për mbrojtjen e pasurive kulturore në raste emergjente dhe procesin e rikuperimit të tyre pas fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga njeriu.

1 nga 8

/a.f//r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›