E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Izraeli të ndalojë hedhjen e bombave mbi Iran

UASHINGTON, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkon Izraelit të mos vazhdojë të sulmojë Iranin.

“MOS I HIDHNI ATO BOMBA… DËRGOJINI PILOTËT TUAJ NË SHTËPI, TANI!”, shkroi Trump me germa kapitale në rrjetin e tij Truth Social.

Sipas presidentit Trump, sulmet izraelite ”do të përbënin një shkelje të madhe të armëpushimit midis dy vendeve”.

Trump njoftoi sot se një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit ka hyrë në fuqi, duke i nxitur palët ta pranojnë atë.

“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, tha Trump në platformën e tij të medieve sociale Truth Social.

Trump njoftoi se Izraeli dhe Irani kishin rënë dakord për një armëpushim të plotë mes konfliktit në rritje në Lindjen e Mesme./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›