E Diel, 1 Nëntor 2026

Armëpushimi 5 ditor me Iranin, bie çifti i naftës (jo në Shqipëri)

Çmimet e naftës në tregun botëror kanë shënuar një rënie të konsiderueshme menjëherë pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili tha se pas bisedimeve “shumë të mira” ishin shtyrë sulmet ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjitike të Iranit.

Çmimi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent të Detit të Veriut ra me më shumë se 14% në 96.07 dollarë për fuçi.

Po ashtu kontrata kryesore e naftës amerikane, West Texas Intermediate, gjithashu ra me në shumë se 14% duke shkuar në 84.37 dollarë për fuçi, sipas raportimit të mediave të huaja.

Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump njoftoi një armëpushim 5 ditor me Iranin pas dy ditë bisedimeve të suksesshme mes dy vendeve.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, vijimi i marrëdhënieve do të varet nga suksesi i grupeve negociatore ndërsa për 5 ditët e ardhshme nuk do të sulmohen centralet energjetike iraniane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›