Hyn në fuqi Bordi i Transparencës për naftën. Çfarë përmbajnë 5 pikat e vendimit të qeverisë

Ka hyrë në fuqi Bordi i Transparencës, i cili do të caktuar çmimin tavan për naftën, pas rritjes që pësuan çmimet pas luftës në Lindjen e Mesme.
Vendimi është marrë më firmë të kryeministrit Edi Rama dhe kompanitë kanë afat deri më datë 24 mars që të dorëzojnë pranë Ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi.
Vendimi mban datën 19 mars dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
- Shpalljen e situatës së veçantë në tregun ehidrokarbureve n렠 territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas nenit 21/1, të ligjit nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri në një vendimmarrje të dytë nga ana e Këshillit të Ministrave.
- Gjatë periudhës s렠 situatës s렠 veçantëngrihet dhe funksionon Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit, icili ushtron detyrat e sipas kompetencave të përcaktuara në kreun III/1, të ligjit nr.8450, datë 24.2.1999, të ndryshuar.
- Subjektet dhe institucionet e përcaktuara nëshkronjat “d”, “dh” dhe “e”, të pikës 2, të nenit 21/2, të ligjit nr.8450, dat렠 24.2.1999, të ndryshuar, detyrohen që, brenda datës 24.3.2026, t렠 njoftojn렠 pran렠 ministrit përgjegjës për ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi.
- Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatësituatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.
- Ngarkohen Ministria e Ekonomis렠 dheInovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe subjektet e licencuara për veprimtari me shumicë dhe pakicë në tregun e hidrokarbureve për zbatimin e këtij vendimi.

Bordi pritet të mblidhet brenda kësaj jave për të caktuar çmimet tavan.
LEXO EDHE: Armëpushimi 5 ditor me Iranin, bie çifti i naftës (jo në Shqipëri)