E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KLSH Albpetrol e OST dem ekonomik 55 mln USD

TIRANE- Nje dem shume i madh ekonomik i eshte shkaktuar shtetit shqiptar nga dy ndermarrje te saj ende te paprivatizuara. Ne analizen vjetore te KLSH u zbulua se Albpetrol ka demtuar taksapaguesit ne masen 4 miliarde leke dhe OST ne masen 2 miliarde leke.

Dy ndermarrjet me te madha ku ende eshte pronar shteti kane demtuar interesat e taksapaguesve shqiptare ne masen gjashte miliarde leke ose 55 milione dollare amerikane. Kete e ka zbuluar Kontrolli i Larte i Shtetit ne veprimtarine e tij gjate vitit te kaluar ku jane konstatuar ne total mbi 7 miliarde leke shkelje shperdorime e abuzime me fondet e buxhetit.

Ne Pallatin e Kongreseve eshte zhvilluar dje ne pranine e medias analiza e punes per vitin 2011 e strukturave te KLSH. Duke folur me cilesine e kreut te ketij institucioni kryetari i porsaemeruar nga Kuvendi Bujar Leskaj theksoi vec te tjerash se pavaresia dhe integriteti i institucionit duhet te na beje te ndergjegjshem se korrupsioni nuk ka ngjyre nuk eshte as i kuq as blu por eshte i zi.

Pjesa me e madhe e demit te evidentuar eshte kryer nga Operatori i Sistemit te Trasmetimit te Energjise Sh.a. Tirane ne vleren 1.924.209.000 leke si moslikujdim i sherbimit te kryer per transmetimin e energjise elektrike per periudhen nga privatizimi i OSSH deri me 15.12.2010 dhe ne Albpetrol sh.a. Fier ne vleren 3.936.800.000 leke shkaktuar nga moslikujdimi i detyrimeve prej 3.6 miliarde lekesh te rrjedhura nga furnizimi me nafte bruto gaz natyror dhe hollues deri me date 31.12.2010 nga kompania ARMO sha.a ARMO Oil dhe 358 mije leke nga moslikujdimi ne afat i faturave te shitjes se naftes po nga kjo kompani pra gjithsej 5.86 miliarde leke.

Leskaj theksoi me shqetesim faktin se niveli i realizimit te rekomandimeve te KLSH per shperblimin e demit te konstatuar ne organet tatimore dhe doganore ka nje perqindje mjaft te ulet vetem 9 per qind ose nga 183 milione leke rekomanduar per shperblim te demit jane nxjerre urdherat perkates per vetem 16 milione leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›