Arrestohen 22-vjeçari dhe dy adoleshentë, morën peng të miturin dhe e dhunuan

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona pasi dyshohet se morën peng një mitur dhe e dhunuan. Nga ana tjetër është proceduar dhe i mituri. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 22 vjeç, dhe dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri dhe e kanë goditur me grushte.
Për të miturin e dëmtuar nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi iu gjet 1 mjet prerës. Materialet hetimore i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.