E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy shtetase braziliane për prostitucion dhe lëndë narkotike

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin “Storm”. Pas një hetimi 2-javor, u arrestuan në flagrancë dy shtetase braziliane, 26 dhe 39 vjeçe, të dyshuara për prostitucion dhe prodhim/shitje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, u procedua penalisht një 22-vjeçar nga Durrësi për prostitucion dhe pronari i ambienteve, dhe një 30 vjeçar nga Fushë-Kruja, për përshtatjen e tyre për këtë aktivitet.

Gjatë operacionit u sekuestruan pasaporta, para, celularë, DVR, blloqe shënimesh, karta telefonike dhe sasi të vogla kanabisi. Njëra prej të arrestuarave refuzoi të hapte derën e ambientit, e cila u hap me ndihmën e zjarrfikësve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›