Arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë, shiste kokainë në lokalin e tij

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili shiste lëndë narkotike kokainë në ambientet e lokalit të tij.
“Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme”, njofton policia.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. P., 20 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.