Sekuestrohet në Tiranë automjeti me vlerë 250 000 euro, dyshohet se është vjedhur në Gjermani

Policia e Tiranës ka sekuestruar një automjet me vlerë 250 mijë euro, i cili dyshohet se është vjedhur në Gjermani.
“U sekuestrua 1 automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen”, njofton zyrtarisht policia.
Uniformat blu po punojnë për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.