E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet autori i vrasjes së 61-vjeçarit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Ndoc Maçajn, i dyshuari kryesor për vrasjen e kushëririt të tij në zonën e Dukagjinit. Arrestimi është kryer disa orë pas ngjarjes, ndërsa ai ishte fshehur në të njëjtën zonë ku dyshohet se kreu krimin.

Sipas burimeve për gazetarin e Vizion Plus, Bepin Kolvata, viktima është identifikuar si Piro Prroni, kushëri i autorit të dyshuar. Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive pronësie.

Ndoc Maçaj pritet t’i nënshtrohet marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Bëhet me dije se shkak i krimit të jetë bërë një konflikt për pronën, pasi ditët e findit në zonë kishte nisur matja dhe pajisja me certifikata.

Të dy palët kanë patur pretendime mbi pronësinë, çka ka sjellë dhe përplasjen mes tyre dhe më aps përdorimin e armës. Pas ngjarjes autori i dyshuar u largaua nga vendngjarja.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›