E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Në kërkim për vrasje, 35-vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Interpolin, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, duke bërë të mundur arrestimin në Greqi të shtetasit shqiptar Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, lindur në Berat.

Shabana ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tentativë vrasjeje dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në maj të vitit 2021, në Poshnje të Beratit, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I. I., duke e plagosur.

Falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë greke, përmes Interpol Tiranës, është bërë e mundur ndalimi i tij në Greqi. Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Athinën për procedurat e ekstradimit të tij në Shqipëri.

Policia e Shtetit njofton se do të vijojë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›