Arrestohet efektivi në Krujë, shkaktoi aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi

Një efektiv policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë vdekjen.
Në pranga përfundoi efektivi E. B., me detyrë Trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë .
Ai akuzohet se duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël – Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetasja N. Ç.
Efektivi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë.
/rtsh.al/