E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga Policia Kufitare në portin e Durrësit dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Zvicër.

Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.

/gj.m/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›