E Hënë, 2 Nëntor 2026

Korça gati për vitin e ri shkollor, Filo: Shkolla, kopshte dhe çerdhe të rikonstruktuara për mirëqenien e fëmijëve

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo ka njoftuar përmbylljen me sukses të punimeve në shkolla, kopshte dhe çerdhe në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026.

Sipas tij, gjatë verës është punuar intensivisht për të siguruar që fëmijët të rikthehen në ambiente të rregullta, të sigurta dhe të rehatshme.

Punimet kanë përfshirë lyerje, riparime, përmirësime infrastrukturore, si dhe ndërhyrje më të thelluara në disa objekte, përfshirë rikonstruksionin e çative dhe modernizimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve.

“Prioriteti ynë kryesor është që çdo fëmijë të ndjejë siguri dhe rehati në vendin ku mëson dhe rritet”, u shpreh Filo, duke theksuar rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit me komunitetin dhe prindërit.

Bashkia Korçë synon të nisë vitin shkollor me entuziazëm dhe standarde të përmirësuara, duke garantuar kushte optimale për arsim cilësor dhe zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve.

1 nga 7

/r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›