E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qarkullonte në kundërvajtje, gjobitet drejtuesi i automjetit në Mirditë

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shfaqej një automjet duke qarkulluar në kundërvajtje, strukturat përgjegjëse të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë identifikuan dhe shoqëruan në Komisariatin e Policisë Mirditë automjetin që shfaqej në video.

Në zbatim të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 12 mijë lekë, si dhe me masën plotësuese të zbritjes së 10 pikëve nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton të vazhdojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.

/m.m/j.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›