E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Ksamil 34-vjeçari i shumëkërkuar me rrezikshmëri të lartë

Një 34-vjeçar i shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar në Ksamil gjatë një operacioni policor të koduar “Fast”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në pranga ra shtetasi E. K. (Ç.), banues në Elbasan.

Në momentin e ndërhyrjes, 34-vjeçari dyshohet se ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e ka dënuar me 4 vjet burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Nga dënimi, atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›