E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Arsimi profesional baza e suksesit në Gjermani dhe Zvicër”, Rama: Studentët punësohen më shpejt

Kryeministri i vendit, Edi Rama në edpisodin e sotëm në podcastin “Flasim” kishte të ftuar drejtoreshën e një shkolle profesionale dhe një nxënëse ekselente.

Kreu i qeverisë tha se arsimi profesional është baza e suksesit në vende si Gjermania dhe Zvicra, edhe pse në Shqipëri është i paragjykuar nga shumë prindër. Ai bëri thirrje që të ketë më shumë shtysë drejt arsimit profesional, pasi këta nxënës punësohen më lehtë.

“Arsimi profesional është baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë. Por është zonë e paragjykuar nga shumë prindër që mendojnë se ndodh një lloj kategorizimi më i ulët në krahasim me nxënësit që shkojnë në arsimin e përgjithshëm.

Dhe nuk i vendosim faj. Sot nxënësit e arsimit profesional punësohen më lehtë, është gjynah që të mos ketë më shumë shtysë drejt arsimit profesional.

Shumë njerëz, prindër, por edhe nxënës kanë idenë që kur shkon në shkollë profesionale dhe mësimi mbetet aty.

Por kush kalon nga arsimi profesional, ka fituar ndërkohë edhe një informacion dhe aftësi për një zanat. Brenda universitetit ka edhe zanatin, mund të punojë ndërkohë me zanatin dhe fiton të ardhura.

Jo si një student që shkon dhe punon kamerier. Është një zanat i kërkuar me trajnim, jo më thjesht hajde futu, vish këmishën e bardhë”, tha Rama./vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›