E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu per 2011Partite marrin noten -4 ne 4 pas nentorit 6

TIRANE- Nese politikanet shqiptare do te ishin ne shkolle dhe ambasadori Arvizu do te ishte profesori i tyre atehere vleresimi nga 1 janari deri ne dhjetor te 2011 do te ishte ngeles me pas i ulet dhe ne mbyllje te vitit nje vleresim jo shume i kenaqshem. Ne nje interviste per gazetarin Patrik Sadikaj ne televizionin Ora news ambasadori Aleksander Arvizu vlereson keshtu sistemin politik shqiptar. Perpara nentorit nga -4 ne 4 pas nentorit 6. Prirja eshte pozitive.

2011 ishte nje vit i mbushur me ngjarje me ulje e ngritje qe krijuan imazhin e destabilitetit dhe per te cilen palet ia hedhin fajin njeri tjetrit por botes jashte nuk i intereson ky fakt. Nga kendveshtrimi amerikan faji eshte i te gjitheve.- analizon ambasadori amerikan.

I pranishem ne Shqiperi qe prej 2 dhjetorit te 2010 ambasadori pershkruan vitin 2011 si nje vit me mungese te theksuar besimi ndermjet paleve ndersa secili person duhet te beje ate qe duhet ne menyre qe te ecim perpara

Une kam ardhur ne dhjetor 2010-te . Kam perjetuar te gjitha keto kapercime ka qene nje vit i ngarkuar. Sa i perket politikes eshte zhgenjyese qe pavaresisht situates politike korrupsioni drejtesia mbeten probleme kryesore dhe nuk ka pasur perparim ne kete drejtim. Ne duhet te perpiqemi te gjejme disa qasje te reja. Ka nga ata qe duan qe transparenca te fuqizohet dhe ky duhet te jete qellimi i 2012-tes

I pyetur se si e gjykonte faktin se shqiptaret kerkojne here pas here nje mendim per politiken ne pergjithesi Arvizu deklaroi Duke qene perfaqesues i SHBA-se ky eshte roli im perpiqem te jem i sinqerte. Stili im eshte qe nuk mendoj se eshte ndihmuese te jesh nje person qe lehteson gjerat. Njerezit shpesh me kane akuzuar se mbeshtes partine Demokratike por dua te theksoj se eshte nje thenie qesharake. Perpiqem te kem maredhenie te mira mje PD-ne kam pasur dhe kontradita ne rastin e numerimit te votave. Po keshtu maredhenie te mira kam dhe me opoziten. Une deshiroj shume qe opozita te jete e forte konkuruese ne Shqiperi ne menyre qe te fuqizojme kodin zgjedhor. Une nuk jam personi qe lehtesoj gjerat une do te punoj me ju do te perpiqem shume per fuqizimin e kodit elektoral dhe atij zgjedhor per te pasur transparence.

Duke u ndalur te Kodi Zgjedhor Arvizu vleresoi si inkurajuese faktin qe te dy palet po punojne por shtoi Ka mungese besimi te dyja palet i shohin gjerat ne perfitime afatshkurta. Nuk mendoj se eshte ide e mire te perqendrohen vetem ne zgjedhjet e 2013-te por ne dicka qe shkon pertej kesaj.

Duke u ndalur te ngjarjet e 21 janarit dhe ne zgjedhjet e 8 majit ambasadori Arvizu e cilesoi te rendesishem rolin e nderkombetareve per qetesimin e tensionit ne Tirane por kerkoi qe ky rol te mos mbivleresohej. Na perket ne sistemit diplomatik te luajme rolin tone zeri yne ka qene i qarte. Komuniteti i Bashkesise Nderkombetare ka nje rol te rendesishem per te luajtur ne Shqiperi me shume se ne vende te tjera. Nuk e mbivleresoj rolin e influences nderkombetar sepse ne fund vendosin aktoret politike ne vend.

Ambasadori i beri apel politikaneve te reshtin duke fajesuar palen tjeter. Njerezit te shikohen pak me shume ne pasqyre. Une dua te degjoj kritika. Njerezit kane nevoje te bisedojne me dike qe jo detyrimisht ka te njejtin mendim me ta- nenvizoi Arvizu.

Maredheniet Shqiperi- SHBA Arvizu i vleresoi te mira por shtoi se mbetet problem korrupsioni dhe reforma ne gjyqesor.

Per shumicen e ceshtjeve ne punojme shume mire. Shqiperia eshte anetare e NATO-s eshte nje rajon qe ka pasur konflikt dhe trazira nje vend stabiliteti ne rajon. Ne shqetesohemi kur ka probleme me korrupsionin qe reforma gjyqesore ka mbetur ne vend apo kur demokracia cenohet. Ky mbetet nje diskutim ndermjet meje dhe forcave politike

I pyetur se cfare prisni nga politika shqiptare per 2012-ten ambasadori Arvizu u pergjigj Eshte koha kur njerezit marrin vendime per te ndryshuar gjerat. Mendoj qe eshte mire qe te perpiqen te marrin elementet pozitive flas per Parlamentin. Ka fusha ku ka dakortesi dhe jo ka shume ceshtje qe nuk jane politike duhet gjetur menyra per te investuar mbi to mbi te gjitha te forcojme besimin. Celesi eshte komunikimi disa politikane kane probleme me komunikimin.

Ambasadori Arvizu preferon te festoje ne Tirane Vitin e Ri. Kam familjen ketu kaluam krishhtlindje te kendshme. Me pak vere dhe shampanje dhe nese eshte nevoja te ve dhe helmeta te shoh fishekzjarret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›