E Diel, 1 Nëntor 2026

Te vraret e 21 janarit Njerez te Vitit

TIRANE- Kater demonstruesit e vrare me 21 janar 2011 nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha jane shpallur Njerezit e Vitit ne anketen e gazetes Tema. Per dhjete dite rresht lexuesit kane votuar ne anketen Njeriu i Vitit 2011 dhe kane dhene votat me nje diference te ndjeshme per kater te vraret e 21 janarit. I dyti pas tyre eshte lideri i opozites Edi Rama dhe i treti si surprize drejtuesi i Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu. Mobilizimi i fansave te tij online sidomos dy dite me pare rriti ndejshem diferencen e tij me Edi Ramen duke kaluar ne disa momente dhe para tij. Interesant eshte dhe rivaliteti mes Dritan Priftit dhe Sali Berishes njeri si denoncues dhe tjetri si i denoncuar i madh i ketij viti. Nga shoqeria civile ne krye te listes qendron Flora Hanelli pedagogia qe u be e njohur per betejen e saj me Lulezim Bashen gjate nje takimi ne Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit ne mes te fushates elektorale ndersa gazetari Artan Hoxha perfaqeson gazetaret dhe punen e tyre gjate vitit 2011. Votuesit kane dominuar po ashtu presidentin Bamir Topi Albin Kurtin dhe eurodeputeten Tanja Fajon e cila ka rol kyc ne procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›