E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e PS në Njësinë 7, Rama: Nisim me përgatitjet shumë përpara të tjerëve, i bindur se jemi fitues

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me bazën socialiste në njësinë 7 në Tiranë, foli për për përgatitjet e PS-së për zgjedhjet lokale të 2027-tës.

Rama deklaroi se ndërsa kundërshtarët vetëm flasin kundër qeverisë, ndërkaq mazhoranca bën punë për Shqipërinë.

“Kemi nisur një proces në gjithë Shqipërinë, për të bërë një rrugë dhe një punë. Ne duam të bashkëbisedojmë me socialistët, por edhe me ata që janë pranë nesh. Jemi tamam në kohë. Duhet të përgatitemi dhe për zgjedhjet vendore. Jam i bindur se ne jemi fitues, sepse ne dhe nisim me përgatitjet shumë përpara të tjerëve. Detyra jonë është që të qeverisim Shqipërinë dhe të trajtojmë çdo aspekt të jetës së vendit, për të cilin kemi marrë besimin e një pjese dërrmuese të një pjese të vendit”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›