E Diel, 1 Nëntor 2026

“Godet” Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit, çmimi i naftës 4-fishohet

Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherazi, kryeministri Edi Rama mori pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë 7 në Tiranë.

Kreu i mazhorancës u shpreh i bindur se Tirana do të mbetet nën qeverisjen e socialistëve edhe pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

LEXO EDHE: Asambleja e PS në Njësinë 7, Rama: Nisim me përgatitjet shumë përpara të tjerëve, i bindur se jemi fitues

Lidhur me çmimin e naftës që është edhe shqetësim kryesor për qytetarët e jo vetëm, kryeministri tha se çmimi është rritur kudo.

Sipas tij, është marrë parasysh heqja e taksës së qarkullimit, por kjo do të sillte katërfishim të çmimit.

“Ne e kemi bërë llogarinë, nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, o të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht. Në vend që ti ngarkojmë me 4-fishin të gjithë, ne e kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë. Në njëfarë mënyre, ata që djegin më shumë karburant, janë më ndotës”, tha Rama. LEXO EDHE: Në kulmin e krizës, nuk ka më naftë falas për fermerët

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›