Asani sërish gol në Champions/ Shqiptari tregohet protagonist në Azi, siguron suksesin 1-0
Sondazh
Loading ...

schedule13:05 - 4 Nëntor, 2026
Rikthimi në kombëtare duket gjëja më e mirë.
Rolando Maran, trajneri kuqezi, duket se ka vëzhguar saktë, pasi Jasir Asani është vërtet në formë shumë të mirë.
Ylli kuqezi, që këto kohë nuk u thirr në përfaqësuese, vazhdoi sezonin e tij në nivel të lartë duke shënuar një tjetër gol.
Kjo, në sfidën e Ligës së Kampionëve të Azisë, dhe madje ishte goli që siguroi fitoren.
Esteglal mundi 1-0 rivalin nga Katari, Al Shamal, në një duel shumë të fortë dhe shqiptari shkaktoi emocione tepër të forta në stadium, sepse I dha fitoren skuadrës iraniane në minutën e fundit.
Kjo ishte rrjeta e tij e tretë në 4 ndeshje në Championsin e Azisë këtë sezon, duke qenë në formën që ka pasur dy vjet më parë kur ishte tek Kuangju në Korenë e Jugut.
Po ashtu, ka edhe një asist.
Asani është padyshim lojtari më I mirë I Esteglalit këtë edicion, duke e konfirmuar vazhdimisht statusin e tij.
Jo më kot ka 7 rrjeta gjithsej dhe dy 2 asistë në vetëm 14 ndeshje, duke ndihmuar që ekipi I tij të jetë pretendent për kualifimim në Champions, si dhe për të fituar titullin në ligën e Iranit.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

