Bayern “pushton” Madridin/ Champions, Atletico mundet qartë në “Uanda Metropolitano”

Nuk u fitua ndonjë trofe, jemi ende tepër larg kësaj, por ajo që ndodhi ishte e madhe.
Bajerni dha një shfaqje të vërtetë dominimi në Champions, edhe pse luajti jashtë fushe, dhe madje në ndeshjen më të vështirë të mesjavës në të gjithë Europën.
Bavarezët mundën 2-0 Atletikon në “Uanda Metropolitano” të Madridit, dhe merituan gjithçka, madje në mënyrë tepër bindëse.
I riu Lenart Karl, dhe pastaj Konrad Laimer, ishin autorët e golave për kampionët e Gjermanisë, që të dy pas pushimit, ndërsa statistikat nuk gabojnë.
Bajerni mbajti topin 57 për qind, pati 19 gjuajtje gjithsej ndaj 7 të vendasve, dhe 6 në kuadrat kundrejt vetëm tre.
Revista “Shport Bild” komenton jehonën në mediat spanjolle, ku theksohej se Bajerni ishte tepër I fortë për këtë Atletiko, që kishte 9 ndeshje pa humbje!
Po nga Gjermania, dhe sërish “Shport Bild” shkruan se Bajerni hodhi tek Simeonen, por thekson edhe një polemikë: A e vutë re festimin e Karlit?!
E përditshmja tabloide “Bild” merret gjithashtu me yllin e ri që ka qenë në polemika me drejtuesit e Bajernit: Gol, por edhe festim kontrovers I Karlit, që do të krijojë shumë reagime!
“Mëkati I Le Normandit”, – është titulli I komentit tek “Marka” spanjolle, që theksoi se Bajerni është më I fortë se Atletiko, por u ndëshkua edhe nga gabimet e veta.
Polemikat për Karlin mund të shtohen, pasi menaxheri I tij, ish-ylli I Gjermanisë, Mikael Balak, është përplasur me drejtuesit bavarezë.
Për momentin, gjigandët nga Mynihu janë në vendin e 8-të në renditjen e Championsit, me dy fitore e dy barazime, ndonëse suksesi në Madrid tregoi se janë ndër pretendentët kryesorë për titullin.
Atletiko, ndërkaq, është shumë poshtë, vetëm në vendin e 22-të.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

