“Asnjë qytetar i dëmshpërblyer për përmbytjet”, Leskaj: Doni ta bëni Vlorën si Venecia

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, gjatë fjalës së tij në seancën plenare, foli edhe lidhur me përmbytjet të regjistruara javët e fundit.
Leskaj akuzoi qeverinë për mosinvestime, për korrupsion në tenderimet e hapura për mirëmbajtjen e kanalizimeve kulluese, të pompave e hidrovorëve.
Sipas tij, Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e vendit.
“Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime. Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë. Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv.
Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë… ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real. Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj.
LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore kushtojnë më shumë/ 1 miliard lekë për përballimin e përmbytjeve në 2026