“Ata kanë njohje të gjatë”/ Rexhaj: Ngritja politike e Toni Gogut në PS, identifikohet me Erion Veliajn

schedule20:43 - 3 Nëntor, 2026
Analisti Albatros Rexhaj thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu njihen prej kohësh dhe në takimin e tyre mund të kenë biseduar për shumë çështje.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhaj u shpreh se ngritja e Gogut në PS, identifikohet me Veliajn.
“Ne jetojmë në kryeqytetin e thashethemeve, mendoj se kjo është problematike. Janë takuar të premten Erion Veliaj dhe Toni Gogu. Gogu ka qenë në dasmën e Erionit në Gjirokastër, ka bërë celibrimin, është person që Erioni e ka marrë afër vetes. Ngritja e tij politike në PS identifikohet me Erion Veliajn, jo me Edi Ramën. Rama është i kujdesshëm në përzgjedhjen e fjalëve që ai bën, nëse çon mesazh. Në mes dy miqsh, mund të jenë bërë shumë biseda, ne nuk e dimë. Do habitesha që edhe Toni do futej në situatë që do inkriminonte veten. Debati në vend, a do jetë kryetar i PS Rama, ado kthehet Veliaj, çfarë po thotë doktori?”, theksoi ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!


