E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina 600 mije pasaporta per shqiptaret

TIRANE- Pas deshtimit te Censusit sic e komenton Athina zyrtare procesin e numerimit te popullsise ne Shqiperi duke deklaruar edhe kombesine dhe fene autoritetet greke po pergatiten per planin B dhenien e shtetesise greke neper konsullata per 600 mije njerez ne Shqiperi. Deklarimin e pare zyrtar e beri konsulli grek ne Gjirokaster Nikolas Kotrokois ne Dropull ku u shpreh se shume shpejt do te nisin procedurat e marrjes se nenshtetesise ne zyrat e Konsullates Greke te Gjirokastres per te gjithe ata qe kane depozituar dokumentet.

Vendimi per planin B eshte marre ne Athine citohet ne sajtin smarkos.blogspot.com dhe ai eshte marre pasi Athina perdori te gjitha levizjet diplomatike ndaj Tiranes zyrtare. Ne deklaraten e pak diteve me pare ministri i jashtem i Greqise Stavros Dimas theksoi se Tirana po vazhdon te tregoje kundrejt Greqise se ushqen nje bashkepunim jo te sinqerte ndersa nga ana tjeter ben thirrje per respektimin e te drejtave te minoritetit greke ne Shqiperi.
Sipas parashikimeve marrja e pasaportes greke per shtetasit ne Shqiperi do te behet ne kohe te shkurter dhe kjo do te perdoret per vetedeklarimin e ketij komuniteti censusi i grekeve ne Shqiperi. Numri i perafert i shtetasve greke ne Shqiperi sipas burimeve greke eshte rreth 600 mije ku vetem shqiptaret qe kane palikuar jane rreth 100 mije.

Dhenia e shtetesise per greket ne Shqiperi ishte aprovuar nga qeveria e ish-kryeministrit Kostas Karamanlis ne tetor 2006 por Komisioni kombetar per greket jashte e kishte bllokuar qe tI jepte shans Shqiperise qe te bente nje numerim te lire te komunitetit grek. Vendimi i qeverise greke ishte publikuar ne 8 nentor 2006 dhe parashikonte qe tu jepte ne menyre masive shtetesine greke shtetasve shqiptare te cilet do te deklarojne para autoriteteve greke se kane nacionalitet grek. Sipas gazetes se Athines Ekathimerini qe i referohej Ministrise se Brendshme te Greqise pervec 200 mije veteve qe pritej te fitonin shtetesine greke oferta ishte e hapur edhe per shtetas shqiptare te tjere qe do te aplikonin per karten e identitetit pra te deklarohen si greke vorio-epirote cka u mundeson qe te fitojne nenshtetesine greke.
ATHINA
Pak dite para se INSTAT te shpallte rezultatet paraprake te numerimit te popullsise dhe te banesave duke lene per vitin tjeter ate per minoritetet Athina zyrtare shprehu kritika per procesin e regjistrimit te popullsise ne Shqiperi. Ministri i Jashtem grek Stavros Dimas gjate fjalimit ne parlament u shpreh se ne kete proces nuk u respektuan te drejtat e pakicave etnike minoritetit grek ne Shqiperi dhe se ky shqetesim i ishte percjelle edhe Komisionit Europian dhe pales shqiptare.
Ministria e Jashtme greke ka ndjekur me vemendje te vecante te gjitha zhvillimet qe kane te bejne me procesin e regjistrimit te popullsise ne Shqiperi dhe ka kerkuar si nga instancat europiane dhe ato shqiptare qe te respektohet dhe garantohet pacenueshmeria e procesit si dhe regjistrimi pa pengesa i pakices etnike greke kudo ku ajo ndodhet-ishte shprehur Dimas. Sipas njoftimit te publikuar ne faqen e SAE Keshilli Boteror i Heleneve ne Bote shih www.sae.gr Dimas duke iu pergjigjur deputetit te LAOS Costas Aivaliotis qe ishte shprehur se qeveria shqiptare beri ndryshime ne pyetesor madje edhe vuri gjoba qe te fshihte rregjistrimin e shtetasve me origjine greke dhe per te dekurajuar ata qe te vetedeklaroheshin si greke madje ai shtoi se edhe rregjimi i Hoxhes ua kishte ndrydhuar shtetesine dhe prej atehere ata jane rregjistruar si greke.
Sipas Dimas respekti per vetevendosjen gjate censusit ishte kushtezuar edhe nga Komisioni Europian gjate progres-raportit si shume te rendesishem. Greqia ishte ankuar ne Bruksel edhe ne fillim te tetorit para nisjes se Censusit ne Shqiperi duke thkesuar se vendimi i pakices greke ne Shqiperi per te abstenuar procesin e regjistrimit te popullsise tregonte mungese serioze te besimit te minoriteteve ndaj shtetit shqiptar si dhe duke sulmuar vendimin Gjykates Kushtetuese te Shqiperise per ligjin e Gjendjes Civile qe e shpalli si jokushtetues ligjin per ndryshimin e kombesise.
Ne foto ceremonia e perkujtimit te ushtareve greke te vrare ne luften greko-italiane me 1940 ne Bularat me 28 tetor 2011

Shkrimi u botua sot ne Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›