E Hënë, 2 Nëntor 2026

Autoambulanca përplaset me kamionin në Fier, plagosen katër persona

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin “Fier-Lushnjë”. Një kamion është përplasur me një autombulancë.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në vendin e quajtur “Vajkan”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin I. S., dhe autombulanca me drejtues shtetasin J. T.,

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi G. Z., 38 vjeç dhe personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë, shtetasi E. Z., 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, shtetasi H. B., 54 vjeç, punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit(SPZ), dhe shtetasi T. M., banues në Çorovodë, infermieri, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›