E Diel, 1 Nëntor 2026

Autobusi përplaset me ‘Audin’ në aksin Fier- Levan, makina përfundon në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, më 11 dhjetor, në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Azotikut”.

Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”.

Si pasojë e përplasjes, automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe për disiplinimin e trafikut në zonë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të zbardhin rrethanat e ngjarjes, ndërsa qarkullimi në segmentin Fier–Levan është normalizuar pas ndërhyrjes së policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›