E Diel, 1 Nëntor 2026

Autorë të 4 vjedhjeve në Durrës brenda pak ditëve, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në kuadër të operacionit policor të koduar “Periudha”, u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes, të ndodhura gjatë periudhës 17 deri më 21 tetor 2026, në 4 biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Në kuadër të operacionit u bë ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Demir Buthi 31 vjeç, banues në Hajdaraj, Kavajë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 17.10.2026–21.10.2026, kanë vjedhur në markete dhe lokale shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.

Reklamë

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›