E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH: Shqetësim largimi i të rinjve. Sejko: Integrimi në BE mund të ndikojë në fuqinë punëtore

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të largojë të rinjtë dhe punonjësit e kualifikuar nga vendi, drejt shteteve anëtare me ekonomi më të zhvilluara.

Ky është shqetësimi që ngre Banka e Shqipërisë, e cila kërkon adresimin e disa sfidave si rritja e produktivitetit, përshtatja me risitë teknologjike si edhe kufizimet që po përjeton sot tregu i punës.

“Në harkun kohor afatmesëm apo afatgjatë, ndryshimet strukturore në tregun e punës mund të shkaktojnë presione inflacioniste.

Deficiti strukturor i vazhdueshëm i fuqisë punëtore, i shoqëruar me plakjen e popullsisë, emigracionin dhe mospërputhjen e aftësive, mund të shkaktojë rritje të pakthyeshme të pagave, veçanërisht nëse nuk shoqërohet edhe me rritje të produktivitetit.

Në afat të gjatë, këto dinamika demografike ushtrojnë presion, duke kufizuar kapacitetin e politikës monetare për të stimuluar aktivitetin ekonomik”, tha guvernatori Sejko./vizionplus.t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›