E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj pret krerët e drejtësisë, në fokus rritja e sigurisë në Gjykata pas vrasjes së magjistratit Astrit Kalaja

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar këtë të premte një takim me krerët e institucioneve të drejtësië.

Takimi vjen disa ditë pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit ku u vra gjykatësi Astrit Kalaja gjatë seancës.

Në zyrën e Presidentit kanë qenë të pranishëm kreu i SPAK Altin Dumani, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogadani.

Burime nga presidenca bëjnë me dije se fokusi ka qenë pikërisht te rritja e sigurisë në Gjykata. Një ditë më parë, 260 gjyqtarë të Shqipërisë zhvilluan një mbledhje urgjente ku kërkuan krijimin e një force të posaçme sigurie në Gjykatat e vendit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›