E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit Rama Procesi na ndan nga kundershtaret

TIRANE- Rama vleresoi si mjaft te organizuar procesin e perzgjedhjes se kandidatures se Avokatit te Popullit i cili me pas do i prezantohet kuvendit. Ai shprehu vleresimin me te larte per komisionin ad- hoc dhe punen e drejtueses Eglantina Gjermeni.

Kam besim plote se komisioni do ta kryeje me sukses detyren e veshtire per ti paraqitur kandidaturen ne emer te PS. Ky proces perben nje prove te madhe dalluese mes nesh dhe kundershtrareve politik dhe eshte misherim i gjithckaje qe kemi publikuar ne programin tone. ndash tha Rama sot ne mbledhjen e grupit PS.

PS zhvilloi dje seancen degjimore me 12 kandidatet e perzgjedhur nga komisioni i saj Ad-Hoc per pozicionin e kreut te Avokatit te Popullit. Kandidati i pare qe nisi prezantimin ishte kandidati Ksenofon Kristafi nderkohe sipas shortit Sokol Hazizajt ka qene ne radhe ne fund per prezantimin e tij. Cdo kandidat apo kandidate eshte degjuar per 15 minuta gjate te cilave do te paraqese vizionin e vet per detyren qe aspiron te kryeje. 10 minuta te tjera ka qene koha e pyetjeve nga ana e komisionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›