BE përgatitet për një shok ekonomik, të ngjashëm me atë të COVID-19

Mes një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të energjisë, Bashkimi Evropian po përgatitet për një tronditje të madhe ekonomike të krahasueshme me ato të pandemisë COVID-19, raporton “Politico” teksa citon burime nga institucionet e Brukselit.
Sipas artikullit, dy pyetje kryesore janë aktualisht në axhendë në Evropë:
- Sa e rëndë do të bëhet kriza energjetike në continent?
- Sa të rëndësishme do të jenë pasojat e saj?
Aktualisht ekziston rreziku që kriza të prekë të gjithë sektorët e industrisë, vë në dukje artikulli.
Një zyrtar i BE-së i tha gazetës se, në Bruksel ka një atmosferë në rritje që të kujton periudhën e COVID-19.
Sipas tij, një mungesë e mundshme energjie dhe një krizë e mëvonshme ekonomike mund të rezultojë më e rëndë se kriza e vitit 2020.
Sipas burimeve, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po shqyrton mundësinë e thirrjes së një samiti emergjent të liderëve të BE-së.