BE publikon udhërrëfyesin për vendet aspirante për antarësim.

Këtë të mërkurë (04.11.2026), Komisioni Evropian pritet të paraqesë udhërrëfyes për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë, si dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Institucioni i Brukselit do të paraqesë gjithashtu mënyrat se si këto vende mund të integrohen gradualisht në BE.
Përpara anëtarësimit në BE, përmes një procesi shumëvjeçar negociatash duhet të sigurohet që një vend kandidat të përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim. Sipas Komisionit Evropian, Mali i Zi është vendi që ka përparuar më shumë në procesin e anëtarësimit. Pritet që vitin e ardhshëm ai të mund t'i përmbushë kushtet për anëtarësim.
Zgjerimi i BE-së synon të forcojë stabilitetin
Komisioni Evropian e konsideron zgjerimin e BE-sëedhe si një investim gjeopolitik në paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në të gjithë kontinentin. Pranimi i vendeve të tjera synon gjithashtu të forcojë ndikimin e BE-së dhe të parandalojë që vendet, të zhgënjyera nga mungesa e perspektivës së anëtarësimit, të krijojnë partneritete më të ngushta me Rusinë ose Kinën.
Veçanërisht Ballkani Perëndimor konsiderohet një rajon me rëndësi të madhe strategjike, ndër të tjera për shkak të rolit të tij në sigurinë evropiane, furnizimin me energji dhe politikën e migracionit. Me anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë, BE-ja do ta zgjeronte gjithashtu ndjeshëm sferën e saj të ndikimit drejt lindjes.
Edhe Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Turqia dhe Gjeorgjia janë vende aspirante për anëtarësim në BE.
dpa