E Diel, 1 Nëntor 2026

BELGJIKË – Anulohen të gjitha fluturimet pas grevës së kontrollorëve ajrorë

BRUKSEL, 2 qershor /ATSH-DPA/ – Trafiku ajror në Belgjikë është pezulluar që nga ora 14:00 me orën lokale për shkak të një greve të kontrollorëve të trafikut ajror, raportoi agjencia Belga.

Sipas kompanisë belge të kontrollit ajror “Skeyes”, fluturimet pritet të rifillojnë në orën 21:00.

Gjatë grevës do të lejohen vetëm fluturimet qeveritare, si dhe misionet mjekësore, të kërkim-shpëtimit dhe emergjencës. Të gjitha fluturimet nga dhe drejt aeroportit të Brukselit janë anuluar, ndërsa udhëtarëve u është kërkuar të mos paraqiten në aeroport.

Punonjësit po protestojnë kundër kushteve të planifikuara për vënien në funksion të kullës së re dixhitale të kontrollit në Namur, e cila nga viti 2027 pritet të centralizojë operacionet e kullave të kontrollit në aeroportet e Liezhit dhe Sharleroit.

Një grevë gjatë natës së kaluar shkaktoi gjithashtu anulime dhe vonesa të shumta, duke prekur dhjetëra fluturime pasagjerësh dhe mallrash në të gjithë vendin. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›