E Martë, 3 Nëntor 2026

BERLIN – Qytetet kufitare gjermane dhe polake paralajmërojnë përshkallëzim të tensioneve mbi migrantët

BERLIN, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Qyteti kufitar gjerman i Frankfurt der Oder dhe fqinji i tij polak, Slubice kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve midis Berlinit dhe Varshavës mbi politikën e migracionit.

“Një përshkallëzim midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian shihet me shqetësim në rritje”, thanë udhëheqësit e dy komunave në një deklaratë të përbashkët, pasi kryeministri polak Donald Tusk njoftoi më parë këtë javë se kontrollet në kufirin me Gjermaninë do të fillonin nga e hëna.

Gjermania ka kryer kontrolle të rastësishme në kufirin me Poloninë që nga tetori 2023, me kontrolle që janë rritur që kur administrata e kancelarit, Friedrich Merz mori detyrën në maj.

Qeveria e re në Berlin ka prezantuar gjithashtu një masë për të kthyer emigrantët në kufijtë e vendit edhe nëse ata aplikojnë për azil.

Pezullimi i Marrëveshjes së Schengenit nuk do ta zgjidhte problemin e migracionit të parregullt, por vetëm do të krijonte të rinj, paralajmëruan udhëheqësit e qytetit.

“Kontrollet kufitare shkaktojnë kohë të gjata pritjeje, pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe dëmtojnë ekonominë rajonale dhe evropiane”, theksojnë ata.

[[Kontrollet gjithashtu mund të përkeqësojnë tensionet sociale[[, paralajmëruan komunitetet fqinje./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›