BM – BBC ndërmer veprime ligjore për të rrëzuar padinë 10 miliardë dollarëshe të kërkuar nga Trump

LONDËR, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Transmetuesi britanik BBC do të ndërmarrë veprime ligjore për të rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh për shpifje të ngritur nga presidenti Donald Trump.
Program ii BBC-së, Panorama, u kritikua në fund të vitit të kaluar për një episod të transmetuar në vitin 2024, i cili dha përshtypjen se presidenti i SHBA-së i kishte inkurajuar mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin në vitin 2021.
Në episod, një klip i fjalimit të Trump më 6 janar 2021 u modifikua për ta treguar atë duke thënë: “Ne do të shkojmë në Kapitol… dhe unë do të jem atje me ju. Dhe ne do të luftojmë. Ne do të luftojmë me të gjitha fuqitë tona”.
Trump kërkon dëmshpërblim deri në 10 miliardë dollarë për ndryshimin në fjalim, të cilin avokatët e tij e pretendojnë se është “i rremë dhe shpifës”.
BBC do të paraqesë një mocion për ta rrëzuar, duke argumentuar se gjykatës së Floridës i mungon “juridiksion mbi ta.
BBC do të argumentojë se nuk e krijoi, prodhoi ose transmetoi dokumentarin në Florida dhe se pretendimi i Trump se dokumentari ishte i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara në shërbimin e transmetimit BritBox është i rremë. /os/